Hoxhaj flet nesër në Forumin e Dubrovnikut

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ngjarje kjo e përvitshme që ka për synim të mbledh personalitete të njohura të politikës, ekonomisë nga shtete të ndryshme të rajonit dhe botës.

Në hapjen e Forumit nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar u nënvizua rëndësia dhe nevoja e fuqizimit të bashkëpunimit sa më të madh në BE, veçmas ndërmjet jugut dhe veriut përball sfidave gjeoplolitke të reja që po përjeton bota.

Ministri Hoxhaj do të flasë të premten në panelin e përbashkët të udhëhequr nga homologu kroat, Miro Kovac, dhe do të bashkëbisedoj me ministrat e jashtëm dhe  udhëheqësit e delegacioneve nga Rumania, Greqia, Bosnja, Hungaria, Polonia, Turqia e të tjerë.

“Një mundësi për të riafirmuar qëndrimet tona se Evropa ka nevojë për më shumë unitet dhe vendosmëri në përballimin e sfidave të reja të shekullit XXI. Ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të reja, Kosova e sheh rajonin e integruar plotësisht në Bashkimin Evropian si domosdoshmëri” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj edhe takime bilaterale me shumë homologë të tij dhe udhëheqës të delegacioneve nga shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

Hoxhaj do ta takoj edhe ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...