PDK-Lipjan: Kryetari Ahmeti ka punësuar militantët e LDK-së në arsim

PUBLIKUAR

10557459_1478807152374539_8427670582328214737_n

Dega e PDK-së në Lipjan,dhe sektori i arsimit përmes një konference me gazetarë ka paraqitur reagimet me rastin e punësimit të punëtorëve në shkollat e të gjitha niveleve në këtë komunë.Kështu,në fillim të saj,Lulzim Rrustemi,nënkryetar i kësaj dege,ka theksuar se “me rastin e punësimit të punëtorëve arsimorë janë shkelur të gjitha ligjet”.

Themi kështu,sepse kryetari aktual i komunës së Lipjanit,Imri Ahmeti ka punësuar pa asnjë kriter njerëz të partisë së tij,apo më mirë të themi militantët e LDK-së.Në këtë rast,PDK-ja nuk do të rri duarëkryq,sepse ajo nuk do të pajtojë në asnjë mënyrë me skandalet që I ka bërë LDK-ja me rastin e punësimit të punëtorëve arsimorë.Pra, kjo parti në pushtet ka larguar profesorët të cilët kanë një përvojë mbi 20 vite.PDK-ja ka informacionet e plota për këtë periudhë të shkurtër qeverisje ka punësuar tetë anëtarë nga Forumi Rinor i degës së LDK-së.

Më tej, Lulzim Rrustemi ka bërë të ditur se këshilltarët e PDK në Kuvendin Komunal kanë dorëzuar kërkesën, që gjatë javës të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në të cilën do të diskutohet pikërisht për arsimin.Këtë e kanë nënshkruar 11 këshilltarë ,pra që don të thotë një e treta e kuvendit.Numër ky që jep të drejtën për të mbajtur seancën në të cilën do të diskutohet për fushën e arsimit.Pra,përveq nënshkrimit të këshilltarëve për këtë mbledhje nga radhët e PDK-së,atë e ka nënshkruar edhe këshilltari I PSDK-së.

“Nuk ka mbetuar pa u shkeluar asnjë ligj me rastin e punësimit të punëtorëve arsimor në konkursin e sivjetëm të shpallur nga Drejtoria e Arsimit ngase janë punësuar pa asnjë kriter militantët e LDK-së”,ka thënë në këtë konferencë me gazetarë mes tjerash, nënkryetari i degës së PDK-së në Lipjan,Lulzim Rrustemi

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...