Gecaj e quan Ymerin imitues të liderit të VV-së

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ky i fundit e quajti frikacak kryeministrin Isa Mustafa, duke theksuar se ai e ka vetëm një mision, atë të mbrojtjes me çdo kusht të klanit Pronto dhe “dy kapove të këtij klani, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.

Lidhur me këtë, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Ymerin imitues të liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, na paska konceptuar se çka është trimëri e çka jo. Ata të cilët janë të formësuar nga dhuna e kërcënimet na shesin tash kopalla se kush po kërcënohet në këtë vend. Ky imitues ka filluar të shesë trimëri vetëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur, jo në kohën kur një gjë e tillë ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. Në foto shihet se çfarë bënte ai gjatë viteve të aparteidit dhe luftës – fotoja thonë flet më shumë se njëmijë fjalë:

14067666_1764826503796132_4522820932409862137_n

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...