Gratë myslimane që shërbejnë në Policinë Mbretërore me Kuaj të Kanadasë (RCMP) do të lejohen të veshin hixhabin në detyrë.
Ky ndryshim ka për qëllim të nxisë shumëllojshmërinë në radhët e të ashtuquajturës policisë me kuaj, sipas Independent, përcjell Express.
Ndërkohë, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka përjashtuar nocionin e vendit që ta ndalojë veshjen e burkinit ndonjëherë, përcjell Express.
“Në Kanada, a mund të flasim për pranimin, të qenet i hapur, miqësor, dhe mirëkuptues? Bëhet fjalë për atë se kah po shkojmë dhe nëpër çfarë po kalojmë çdo ditë në komunitetet tona të pasura dhe shumëllojshme,” tha Terau./Gazeta Express/


