Nën presionin e votave, kundër Demarkacionit

PUBLIKUAR

Shumica e deputetëve të rajonit të Dukagjinit kanë dalë kundër Demarkacionit, ndërkohë që edhe ata të cilët nuk shprehin qëndrim japin sinjale të jenë po ashtu kundër.

Analistët politikë në vend thonë se deputetët nga rajoni i Pejës janë nën presion për këtë çështje si për shkak të elektoratit që e kanë në atë zonë, ashtu edhe për shkak të lidhjeve emocionale që mund të kenë me atë territor, shkruan “Zëri”.

Ata thonë se aktualisht duket se koalicioni nuk i ka të sigurta 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë, sipas tyre, nuk do të ishte befasi nëse më 1 shtator do të arrijnë t’i sigurojnë ato vota pasi, sipas tyre, PDK-ja dhe LDK-ja do ta shtojë presionin tek deputetët. /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...