Arbër Zeneli zbulon arsyen pse la Suedinë për Kosovën

PUBLIKUAR

Arbër Zeneli i ka thënë sot (e mërkurë) ‘PO’ Kosovës, duke lënë Përfaqësuesen U-21 të Suedisë, ka dhënë arsyetimin e parë, përse vendosi ta bëjë këtë.

Ai ka treguar edhe arsyen kush ishte faktor kryesor për të zgjedhur Kosovën.

“Siç e dini tashmë, kam zgjedhur ekipin kombëtar të Kosovës. Trajneri i Kosovës (Albert Bunjaku) ka një kohë të gjatë që më ka kontaktuar për të treguar interesin e tyre që nga hera e parë që e pashë. Njerëzit mund të më quajnë tradhtar etj… Njerëzit që më njohin e dinë se sa shumë e dua Suedinë, dhe sa mirë flasë për Suedinë, gjithmonë e kam dashur këtë vend. Një ditë do të më doni”, ka shkruar Zeneli në ‘Instagram’ në gjuhën suedez, raporton GazetaOlle.com.

Zeneli bëhet futbollisti i radhës që pranon Kosovën pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës, Sinan Bytyqit dhe Amir Rrahmanit.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...