LDK s’e ka dert prishjen e koalicionit me PDK-në (Video)

PUBLIKUAR

Mesazhet e eksponentëve të lartë të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit, LDK-së, se në rast se nuk kalon demarkacioni me Malin e Zi, atëherë do të ketë pasoja të pariparueshme për koalicionin, nuk po i bëjnë përshtypje Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të kësaj partie thonë se nëse prishet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë kjo parti nuk i frikësohet vullnetit të qytetarëve.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, shprehet se partia të cilit ai i takon ka hyrë në cikle zgjedhore prej vitit 1999 dhe nuk i druhet as zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato.

Megjithatë, ai beson se deputetët do të votojnë “në mënyre racionale dhe se demarkacioni do të kalojë”.

Ndërkohë në partinë më të madhe në vend, PDK, janë të mbyllur për deklarime për sa i përket çështjes se demarkacionit. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...