“Kosova po kanoset nga përdorimi i drogës”

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Gjakovë një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni, ku u diskutua për “Trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm”.

Edhe në Gjakovë ai shprehi shqetësimin lidhur me numrin e shtuar të përdoruesve dhe të trafikimit të narkotikë dhe drogave.

“Kosova po kanoset më shumë nga përdorimi i narkotikëve dhe drogës dhe është shqetësuese se numri i tyre është duke u rritur dhe kryesisht në shkolla të mesme ku mesatarja e fëmijëve që fillojnë përdorimin e narkotikëve është 16-17 vjeç.”, theksoi Hyseni

Sipas tij, sa i përket temës së ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm që nga viti i kaluar, ka rezultate të kënaqshme.

“Jemi në muajin e 11 që nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo ka ardhur si rezultati punës që kanë bërë MPB-ja, Policia e Kosovës dhe në rend të parë, punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës”, ka potencuar ministri i brendshëm.

Gjatë këtij takimi edhe situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Gjakovës u vlerësua si shumë e mirë, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...