BE kërkon të sillen para drejtësisë sulmuesit e RTK’së

PUBLIKUAR

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Radio Televizionin e Kosovës. Në një reagim dërguar mediave, zyra e BE’së ka kërkuar që të sillen para drejtësisë ata të cilët e sulmuan mbrëmë RTK’në.

“RTK-ja është institucion kombëtar i rëndësishëm i themeluar nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluar për qytetarët e Kosovës. Një sulm mbi te është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”.

“ Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së shpreh shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t’u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve”.

“U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen”./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...