Selmani: Katër ”naçallnika” maqedon zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar

PUBLIKUAR

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë(SHGM) ka kritikuar aplikimin e nëntë shqiptarëve për komisionin ad-hoc për mbikqyrje të mediave para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse është e vërtetë se në këtë konkurs janë paraqitur dhjetë gazetarë shqiptarë, kjo është turp për neve, njëherë si profesionist dhe si gazetarë por edhe si qytetarë e shqiptarë. Më kështu njerëz pa kurrizorë dhe njerëz partiak nuk mundet të ndërtohet as sistem, as nuk mund të garantohet një proces kredibil ose i besueshëm, sepse populli nuk u beson njerëzve që janë bisht i partive politike”, theksoi Naser Selmani, Kryetarë i SHGM-së.

Selmani më tej për Telegrafi Maqedoni thotë se kjo zgjedhje është në këtë formë ”Katër naçallnika maqedon zgjedhin një naçallnik shqiptar”

Ndryshe kandidatët shqiptarë që duhet të zënë vendin e pestë që nuk e përfillën BDI dhe PDSH, janë: Sefer Tahiri, Besmira Ejupi, Ilir Ajdini, Ajet Rexhepi, Daut Dauti, Fitim Kryeziu, Lulzim Hamidi, Josif Xhoçkov dhe Petrit Saraçini./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...