Thaçi dënon sulmin ndaj RTK-së, kërkon nga partitë që mos t’i linçojnë mediat

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj RTK-së e ka quajtur akt kriminal.

“Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira. I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë. Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...