Sponsorët e braktisin notarin amerikan

PUBLIKUAR

Katër sponsorë kanë braktisur notarin amerikan, Ryan Lochte, përfshirë prodhuesin e rrobave të notit Speedo dhe firmën e modës, Ralph Lauren.

Kjo ka ndodhur pasi Lochte ka gënjyer se është grabitur me armë zjarri nga një polic, gjatë Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Lochte, 12 herë fitues i medaljeve të arta olimpike, ka fituar miliona dollarë nga reklamat.

Speedo, sponsori më i madh që e ka braktisur, ka thënë se nuk mund të justifikojë sjelljen e Lochte, pasi është në kundërshtim me vlerat e kësaj kompanie, transmeton rel.

Lochte, 32 vjeç, ka thënë se e respekton vendimin e Speedos dhe e ka falënderuar kompaninë.

Ai është braktisur edhe nga firma për kujdes të lëkurës Syneron-Candela dhe prodhuesi japonez i dyshekëve Airweave.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...