OKB: Alepo në katastrofë të paparë humanitare

PUBLIKUAR

Shefi për ndihma i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, paralajmëroi se Siria është kriza më e madhe humanitare e kohës sonë dhe se bëhet fjalë për “garë kundër kohës” për të shpëtuar qindra civilë të rrethuar.

“Në Alepo, shohim një katastrofë humanitare, të paparë ndonjëherë gjatë pesë vjetëve të konfliktit sirian”, tha O’Brien përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai kërkoi armëpushim 48-orësh në Alepo, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë të gjitha zonat.

O’Brien tha se OKB-ja është e gatshme të dërgojë 70 kamionë me ndihma atje, posa të marrë garancitë e nevojshme për siguri, transmeton Evropa e Lirë.

Mbi 250,000 njerëz janë të rrethuar në Alepo, në disa zona nga forcat qeveritare, në të tjera nga rebelët.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...