Mustafa vlerëson kontributin e Zhbogarit për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha.

“Kryeministri Mustafa veçoi kontributin e posaçëm të Zhbogar për avancimin e proceseve integruese evropiane”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se shefi i deritashëm i Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...