Hasanbegasit s’mund të paraqiten për kompensime, telefonat e Financave s’funksionojnë

PUBLIKUAR

Linjat telefonike vazhdimisht të zëna dhe herë pas here të bllokuara dëshmojnë ankesat e banorëve të Hasanbegut, të cilët nuk arrijnë të lidhen me numrat e Ministrisë së Financave ku duhet t’i japin xhirollogaritë e tyre për të marrë kompensimet e para. Banorët shprehen të revoltuar dhe dyshojnë se po manipulohen nga shteti, raporton Alsat.

“Kanë dhënë katër-pesë numra, asnjë numër nuk funksionon, katër numra mbi 30 herë i kemi kërku, ky është nji manipulim shumë i madhë. Janë duke na mashtru me një fjalë. Cingron telefoni edhe e ndalin, diku nuk cingëron aspak. Sot është afati i fundit, njerëzit janë në panik nuk dinë çfarë të bëjnë, nuk kemi asnjë informatë, nuk dimë ku të orientohemi, veç po shëtitemi andej këndej”.

“Jam lajmëru disa herë po askush nuk e hap. Sa herë keni kërku? Pothuajse tërë ditën, por askush nuk lahmërohet”.

“Kemi kontaktu disa herë po askush nuk është paraqit. Nuk kemi mund të hymë në idhje. Sa herë jeni lajmëru? Shumë herë, djali vazhdimisht ka tentu po nuk ka mund të hyj në lidhje. Shumë numra janë, nuk mundet asnjëri të mos funksionojë, kjo është katastrofë”.

Edhe Alsat-M nuk arriti dot të lidhet me numrat e Ministrisë së Financave për të kuptuar nëse ky institucion do të shtyj afatin për paraqitjen e të dhënave të banorëve të prekur nga përmbytjet./Alsat/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk...