Nikoliç: Derisa të jetë Serbia dhe miqtë e saj Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në OKB

PUBLIKUAR

Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e OKB’së derisa të jetë Serbia dhe miqtë e saj. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç

“Po u bëhet presion i madh për njohje vendeve që nuk e kanë njohur deri tash pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë duhet t’i përballojë të gjitha këto, të luftojë forcën tonë sepse i ashtuquajturi shteti i Kosovës kurrë nuk do të bëhet anëtare e OBK’së, derisa është Serbia dhe miqtë e saj në organizatën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së”, u ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikoliç gazetarëve.

Nikoliç ka theksuar se Serbia do të vazhdojë me të drejtë të përpiqet e të luftojë për parandalimin e të ashtuquajturit shteti i Kosovës, për tu bërë anëtare e OKB’së, shkruan B92, transmeton Express.

“Kur një mi ngjitet në kodër, sërish mbetet vetëm një mi”, ka thënë Nikoliç, duke folur për Kosovën si shtet i vogël e me popullsi të vogël.

Ndërsa i pyetur për dialogun Kosovë – Serbi, presidenti serb ka thënë se kjo çështje është në duart e politikës së jashtme dhe të brendshme.

“Unë nuk kam asnjë përfaqësues në negociata. Platforma e parë është miratuar nga Kuvendi, e miratuar si Marrëveshja e Brukselit, si një pjesë përbërëse e komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Nikoliç./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk...

Gjykata del me njoftim pasi e dënoi Xhelal Sveçlën: Dënimi me burg nuk i ekzekutohet nëse s’kryen vepra brenda një viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka dalë me një...

Abdixhiku reagon sërish ndaj 6-shes: S’rrotullohet shteti për një ambicie!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj 6-shës së deputetëve...