Forca të shumta të policisë serbe afër kufirit me Maqedoninë, ankohen shqiptarët

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për banorët e kësaj komune, që gjendet në kufrin me Maqedoninë, transmeton Gazeta Lajm.

Mehmeti ka kërkuar largimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që të mos krijohet panik tek qytetarët.

“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.

Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe./Lajmpress/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...