Policia australiane ka arrestuar peshkopin Petar për vjedhje dhe dëshmi të rreme

PUBLIKUAR

Policia australiane për agjencinë e lajmeve Meta ka konfirmuar se javën e kaluar në Melburn është arrestuar dhe është marrë në pyetje peshkopi kompetent i Australisë dhe Zelandës së Re, Petar, nën hetim për vjedhje dhe dëshmi të rreme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Policia në Viktorija ka arrestuar dhe ka marrë në pyetje 70-vjeçarin nga Caroline Springs nën hetim për vjedhje dhe dëshmi të rreme. Ai është liruar dhe është në pritje të vazhdimit të hetimit, tha policia në Victoria”, duke u përgjigjur në pyetjen e Meta, nëse peshkopi Petar është arrestuar dhe për çfarë arsye.

Petar, javën e kaluar mohoi se policia e ka arrestuar në Melburn, duke thënë se ai ishte në pyetje me ftesë paraprake. Ai vuri në dukje se lajmi i arrestimit të tij ishte një gënjeshtër dhe konstruksioni pas të cilit qëndron kreu Naum dhe kryemurgi Gavrill kundër të cilit është ngritur procedurë për shkarkim.

SHIKO MË SHUMË

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Rezultatet e PISA-s 2025 sjellin pak ndryshime në performancën e nxënësve të Kosovës krahasuar...

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...