Policia heton skandalin e stentave pa afat

PUBLIKUAR

Policia e Krimeve Ekonomike ka filluar të hetojë skandalin e skadimit të afatit të stentave dhe materialeve tjera shpenzuese në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo, pasi gazeta “Zëri” ka publikuar para dy javësh një hulumtim që ndërlidhet me skadencën e afatit të stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterëve, balonave dhe pajisjeve tjera që nuk janë përdorur brenda afatit në Klinikën për Kardiologji. Vlera e këtyre pajisjeve të skaduara besohet të jetë rreth 200 mijë euro.

E tëra është detajuar në një raport që i është dorëzuar Curr Gjocajt, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga u.d. drejtori i kardiologjisë Basri Sejdiu.

Ky raport, që “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë, siç konfirmojnë burimet në Policinë e Kosovës i është kërkuar menaxhmentit të SHSKUK-së nga ana e Policisë së Krimeve Ekonomike. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...