Demarkacionit t’i japin përgjigje deputetët

PUBLIKUAR

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.

Ai ka thënë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me një trend pozitiv.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Në këtë intervistë ambasadori shqiptar ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...