Farmacistja gjermane mbledh ndihma për Benetin e plagosur në atentatin e Munihut

PUBLIKUAR

Njëri ndër të plagosurit rëndë në atentatin e Munihut që ndodhi më 22 korrik ka qenë edhe shqiptari 13 vjeçar nga Kosova Lindore, Benet Abdilji.

I goditur nga plumbat, ai ka marrë plagë të rënda dhe ka qëndruar në gjendje kome për disa ditë. Jeta i është shpëtuar falë një operacioni emergjent, shkruan “Münchener Abendzeitung”.

Ndërkohë, trajtimi mjekësor që i nevojitet atij kushton shumë dhe nuk mbulohet nga sigurimi. Për t`i dalë në ndihmë Benetit, pronarja e farmacisë e cila është edhe punëdhënëse e babait të Benetit, Birgit Lauterbach ka iniciuar një aksion për grumbullimin e ndihmave financiare, përcjell albinfo.com

Ajo, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit.

Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo për gazetën. Farmacistja thotë se jehona e këtij apeli ka qenë e hatashme.

“Për përkujdesjen pas operacionit tashmë janë siguruar mjaft para”, ka shtuar farmacistja për gazetën tjetër, “Süddeutsche Zeitung”.

Beneti fizikisht tashmë ndjehet mirë por është shumë i pikëlluar pasi që në sulmin e 22 korrikut kanë humbur jetën dy shokë të tij të ngushtë, thotë zonja Lauterbach.

Me paratë dhuruara, ka thënë ajo, do të mbulohen për shembull faturat e protezave të dhëmbëve të Benetit. Ai ka humbur shumë dhëmbë nga plumbat me të cilët është qëlluar, transmeton albonfo.ch. Po ashtu do të sigurohet përkujdesja për dy vëllezërit e vegjël të të plagosurit pasi që e ëma është shumë e angazhuar për të shoqëruar Benetin nëpër mjekë.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...