National Geographic u sugjeron lexuesve ta vizitojnë Kosovën (Video)

PUBLIKUAR

Një nga mediumet më të mëdha në botë mbi udhëtimet dhe natyrën, National Geographic, në kuadër të rubrikës së saj të përjavshme “E vogël bota e madhe”, këtë herë ia ka kushtuar Kosovës.

Për këtë javë ajo u sugjeron lexuesve të saj që ta vizitojnë Kosovën. Në videon 3 minutash janë të përfshira xhirimet e kthyera në një formë miniature (kaleidoscop) të disa vendeve në Kosovë.

Xhirimet janë bërë në Prizren, Brod, Ujëvarën e Mirushës, Pejën e Grykën e Rugovës. Krahas videos është dhënë edhe një përshkrim i shkurtër, transmeton lajmi.net.

“Kosova mund të mos jetë në listën e udhëtimit për shumë njerëz. Lufta në Kosovë duket disi ende jo e largët dhe mungesa e plazheve e shndërron këtë vend në një zonë të bardhë në hartën e udhëtimit. Megjithatë, nëse ju shkoni atje, do të jeni të habitur nga bukuria e jashtëzakonshme e vendit, gjallërinë e jetës së qytetit dhe njerëzit miqësorë”.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...