Higuain i lumtur me golin, ka një dedikim për të

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain është shumë i lumtur për debutimin e tij, fitoren dhe golin, pas një debutimi ëndrrash me Juventusin në Serie A.

Nëshkrimi 90 milionësh erdhi nga bankina dhe brenda tetë minutash shënoi golin vendimtar në fitoren e Juves ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

“Jam shumë i lumtur për debutimin tim, fitoren dhe golin”, tha ‘El Pipita’ për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte shumë e rëndësishme për të filluar me një fitore. Ne kemi punuar shumë dhe fitorja ishte e merituar”.

“Shpresoj që të paguaj dashurinë e tifozëve me shumë gola. Dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, por ne jemi vetëm në fillim. Goli ia dedikoj të gjithë ata që kishin besim tek unë”, përfundoi Higuain.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Higuain ka shënuar në javën e parë të Series A, pasi në tre vitet e tij në Napoli, ai kurrë nuk u filloj me gol.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...