Paditet një qytetar i Prishtinës, vodhi një kartelë bankare në Strugë

PUBLIKUAR

Pesëdhjetë e tre vjeçari nga Prishtina ia ka vjedhur kartelën bankare një strugani dhe ka tërhequr para nga bankomatet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB në Ohër, stacioni policor në Strugë ka ngritur padi penale kundër G.H.(53) nga Prishtina. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, një gjobë në mjete financiare dhe ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë në kohëzgjatje prej tre viteve.

I padituri G.H. nga bankomati dy herë ka tërhequr fillimisht 10.000 denar, pastaj 20.000 denar, duke e dëmtuar B.T. me 30.000 denar.

Duke e vërejtur se nuk e ka kuletën me veti , i dëmtuari B.T. është drejtuar në bankën prej ku e kanë njoftuar se para një kohe nga llogaria i janë tërhequr 30.000 denar.

I plaçkituri, B. T e ka paraqitur rastin në stacionin policor në Strugë dhe pas sigurimit të informacioneve, policia ka arritur që ta arrestojë G. H, më 13 gusht në tregun e qytetit në Strugës.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...