Grabovci nuk është më as nënkryetar i PDK-së

PUBLIKUAR

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK-së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK’së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj./gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...