PDK dhe LDK i kanë vetëm 75 vota për demarkacionin (Video)

PUBLIKUAR

Koalicioni i “elefantëve”, siç njihet ndryshe koalicioni PDK-LDK, aktualisht nuk i ka votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Edhe pse ky koalicion numëron 83 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK aktualisht pretendohet t’i kenë jo më shumë se 75 vota për ta votuar vijën kufitare më Malin e Zi.

Burime të televizionit brenda grupeve parlamentare të partive në pushtet bëjnë më dije se janë së paku tetë deputetë të këtyre partive të cilët janë kundër versionit aktual për demarkimin e kufirit me shtetin fqinj.

Përderisa në PDK janë tre deputetë të kësaj partie të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, në LDK situata është më e komplikuar. Deputetët Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Murat Hoxha, Adem Salihaj dhe Arben Gashi janë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje. Gjithnjë sipas këtij burimi, PDK i ka më shumë në kontroll deputetët e saj. /GazetaTribuna/

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...