Ther me thikë burrin pasi e tradhtoi me tjetrën, kalimtarët e shokuar shikojnë burrin e larë në gjak (Foto/Video, +18)

PUBLIKUAR

Një grua e zemëruar ka therur me thikë bashkëshortin e vet midis një rruge tejet të frekuentuar, për faktin se e kishte tradhtuar me një femër tjetër, duke e lënë në tokë të larë në gjak.

Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur një burrë qëndron i ulur në tokë në mes të një rruge të frekuentuar, i larë në gjak derisa gruaja vazhdon t’i vërsulet me thikë, transmeton Telegrafi.

Në video dëgjohen se dyshja duke u grindur me njëri-tjetrin, derisa burri mundohej të ikë nga ajo duke u zvarritur nëpër tokë.

Ende nuk dihet për fatin e burrit të përgjakur, derisa raportohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Kjo video që është postuar në LiveLeak është bërë virale, dhe brenda një kohe të shkurtë është shikuar mbi 22.000 herë. /Telegrafi/

1

2

3

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...