Suksesi tjetër për Rita Orën

PUBLIKUAR

rita-ora-2_1838
Karriera e këngëtares së njohur Rita Ora është duke u zhvilluar me shpejtësi. Nuk është hera e parë që këngëtarja me famë botërore e që është nga Kosova, bëhet imazh i një kompanie të caktuar.

Pasi këngëtarja e hitit “I will never let you doën”, ishte imazh edhe i firmës së njohur Adidas, veshjeve të Madonës, ajo sot është shfaqur edhe imazh i një kompanie shumë të madhe për prodhimin e veturave.

Rita, është shfaqur sot në Berlin, si imazh i prodhimit të ri të Toyotas, e cila ka sjell në treg Toyota Aygo.

E këngëtares i kishte rastisur që të jetë e ulur në makinën e re të kësaj firme, e cila kishte të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin e saj.

“Berlin!Promovimi i Toyota Aygo të re! Makina ka të njëjtën ngjyrë si buzëkuqi im”, ka shkruar Rita Ora në llogarinë e saj në rrjetin social facebook.

E edhe kësaj radhe, ajo nuk ka nguruar të thotë se vendlindja e saj është Kosova, madje këtë e ka bërë edhe gjatë një interviste për kanalin televiziv gjerman RTL.

 

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...