Në Tetovë rrihen për materiale tekstili

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 14 e 45 minuta në vendin e quajtur ”Pazari i Grave” në lagjen Çarshia e Epërme katër persona janë zënë dhe kanë goditur njëri tjetrin me grushta dhe mjete të forta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se dy grupet janë zënë për materiale tekstili që shiten në këtë ditë e cila është ditë për tregti.

Pesonat L.T (35) dhe B.E (31) nga fshati Neproshten i Komunës së Tearcës janë rrahur me T.L dhe B.L(57) dhe pas zënkës të njejtët janë drejtuar Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Tetovë me lëndime të lehta trupore.

Policia e Tetovës ka ndaluar të gjithë personat e përfshirë në zënkë për bisedë informative për të sqaruar rastin./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...