Ambasadori britanik: Përgjimet nuk janë risi, nepotizmi kancer që mbyt shtetin

PUBLIKUAR

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka filluar sërish bashkëbisedimin me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Nga pyetjet e shumta që i janë bërë ambasadorit kanë qenë ato kryesisht rreth përgjimeve të bisedave telefonike të ish- shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.

Lidhur me këtë ambasadori O’Connelli ka theksuar se përgjimet nuk janë risi apo diçka që nuk e kemi ditur.

Ai ka theksuar se nepotizmi është kancer që mbyt shtetin.

“Kohën e fundit kemi dëgjuar bisedat telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe ndikimin që këta zyrtarë kishin në punësimin e të afërmeve të tyre. Kjo nuk është risi, apo diçka që nuk e kemi ditur. Punësimi për t’i bërë nderë dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim. Shteti nuk funksionon ashtu. Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin. Praktika dhe kultura e nepotizmit duhet të shkatërrohet”, ka thënën O’Connell, trasmenton Telegrafi.

Ai është pyetur edhe rreth çështjes se përse ratifikimi i demarkacioni po lidhet me çështjen e liberalizimit të vizave.

Ambsadori britanik ka deklaruar se liberalizimi i vizave është çështje për grupin e Schengenit dhe se Britania nuk është anëtare i këtij grupi./Telegrafi/

010101

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...