Xhemaili i lumtur te Bologna

PUBLIKUAR

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka kompletuar transferimin e tij te Bologna.

Reprezentuesi i Zvicrës është rikthyer në Serie ku vitin e kaluar barti fanellën e Genoas.

Ai është shprehur shumë i lumtur me aventurën e re te Bologna, duke thënë se ishte vendim i duhur.

“Ishte vendim i duhur për mua që të jem pjesë e Bolognas. Klubi nuk dëshironte të më largonte por un doja të luaja ende në Serie A”, deklaroi Xhemaili.

Tutje tetovari foli edhe për një aventurë të mundshme në kampionatin amerikan MLS.

“MLS është një kampionat që më tërheq por unë tani jam i fokusuar tek Bologna”, deklaroi Xhemaili. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...