Blloku: Nuk është kompetencë e Brovinës, thirrja e liderëve

PUBLIKUAR

00_12_1409743067718304293
Përfaqësues të Bllokut opozitar thonë se nuk është në kompetencë të kryesueses Flora Brovina, thirrja e liderëve për një takim konsultues këtë enjte. Ftesa për takim konsultativ mes liderësh të partive politike këtë të enjte nga kryesuesja Flora Brovina konsiderohet e pa bazë dhe jo kompetencë e saj nga ana e bllokut opozitar.
Ahmet Isufi nga AAK-ja i ka thënë Radio Kosovës se thirrja për takim konsultativ është tejkalim i kompetencës së zonjës Brovina që si kryesuese e seancës s`ka të bëjë asgjë me nivelin e kërkesës së saj për takim me liderët politik. Sipas tij, Blloku nuk do t`i përgjigjet ftesës së Brovinës për konsultime, por vetëm thirrjes për seancë konstituive.

“Ajo vetëm duhet ta respektojë rendin e ditës për të caktuar nga kryesia e kaluar dhe vetëm kaq është mandati i saj. Prandaj, kërkesa për t`i ftuar liderët politik është absurde sepse liderët politik mund t`i ftojë presidentja, mund të ftohen ata mes vete dhe jo kryesuesja e një mbledhje konstituive e Kuvendit”, tha ai.

Në anën tjetër, njohës të rrethanave politike theksojnë se ngërçi politik tashmë ka hyrë në një fazë delikate dhe janë duke u harxhuar të gjitha mundësitë për një zgjidhje të shpejtë. Analisti, Artan Muhaxhiri i ka thënë Radio Kosovës se presidentja Atifete Jahjaga do të duhej që të ndërhynte për zgjidhjen sa më shpejt të situatës së krijuar që pas zgjedhjeve të tetë qershorit.

“Presidentja Jahjaga e ka obligim kushtetues që të shndërrohet në një faktor uniteti dhe të tentoi të gjejë një zgjidhje. Në fund të fundit është e pamundur që të zgjidhet kjo bllokadë pa takimin e dy blloqeve kryesore, pra të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe PDK-së”, theksoi ai.

Ndërkaq, Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga bënë të ditur se Presidentja nuk do të ndërmjetësojë zgjidhjet ndërmjet subjekteve politike, meqë u takon vetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të përmbushin pritjet e qytetarëve të vendit, për të gjetur zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën e krijimit të institucioneve të reja.

Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu përmes postës elektronike, i ka thënë Radio Kosovës se në zbatim të Kushtetutës dhe në përputhje me mandatin e saj, me qëllim të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e secilit institucion, Presidentja Jahjaga, në rast nevoje, kurdo që do të mund të ndodhte pengimi i funksionimit të shtetit dhe rrezikimi i proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, nuk përjashtohet mundësia që të lehtësojë diskutimin me forcat politike.

 

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...