Ymeri: Ndërkombëtarët nuk e ndihmojnë Kosovën duke lavdëruar pushtetin

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm.

Ymeri, në një intervistë për OraNews, thotë se megjithatë pret që ndërkombëtarët ta kuptojnë se kush janë krerët e shtetit të Kosovës.

Kreu I Vetëvendosjes ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe dhe Demarkacioni janë marrëveshje të vdekura, dhe sipas tij, nëse do të ratifikohen, kriza në Kosovë do të thellohet, ndërsa opozita e ka gati reagimin e saj.

Duke komentuar skandalin e përgjimeve, kryetari Ymeri thotë se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk mjafton, duke shtuar se kjo tregon për kapjen e shtetit nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...