Qeveria e Serbisë dhe Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në Nish

PUBLIKUAR

Mbledhja e përbashkët e Serbisë dhe Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës, do të mbahet në Nish.

Siç bëhet e ditur, kjo mbledhje do të mbahet brenda muajit, ndërkaq Radio Evropa e Lirë i referohet burimeve të afërta me autoritete në Beograd, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Detajet e takimit nuk janë rregulluar ende, por tani për tani supozohet se në të nuk do të marrin pjesë as Presidenti Hashim Thaçi dhe as Kryeministri Isa Mustafa, por ndonjë përfaqësues politik kosovar i rangut më të ulët.

Ndërkaq, delegacionin e Shqipërisë do ta kryesojë Kryeministri Edi Rama.

Takimin në Nish, i cili është në fazën e planifikimit, e ka iniciuar Beogradi, dhe është menduar që të mos jetë vetëm dialog ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe dialog rreth marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve në rajon. Për këtë shkak do të jenë të ftuar edhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Kosova.

Ky takim do të mbahet me rastin e bashkëpunimit në zhvillimin e infrastrukturës, e cila përfshin edhe ndërtimin e përbashkët të autostradës Nish-Tiranë.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...