Sahin operohet, mungon dy muaj

PUBLIKUAR

sahin-operohet-mungon-dy-muaj_hd

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gjunjë të mërkurën dhe do të mungojë rreth dy muaj.

Futbollisti turk u lëndua në stërvitje dhe fillimisht pritej të mungojë rreth tri javë. Mirëpo, ai do të mungojë më gjatë pasi e ka operuar gjurin e majtë.

“Nuri Sahin i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën në klinikën Isar në Platt Park Ling”.

“Dr. Heinz-Jurgen Eichhorn e ka larguar indin e inflamuar nga gjuri i majtë i Sahin gjatë operacionit”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga klubi gjerman.

Trajneri Jurgen Klopp ka pasur disa lojtarë të lënduar në fillimit të këtij sezoni, mes tyre edhe Jakub Blaszczykowski dhe Ilkay Gundogan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...