Saido Mane vlerësohet si debutuesi më i mirë, por ku renditet Xhaka dhe Januzaj (Foto)

PUBLIKUAR

Liga Premier gjatë fundjavës ka startuar me trajnerë të rinj dhe lojtarë në skuadra të reja.

Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Antonio Conte janë disa prej trajnerëve që kanë ndërruar ambient duke zgjedhur të menaxhojnë klube të reja.

Por, nuk janë vetëm trajnerët që janë vlerësuar në ndeshjet e para të ligës elitare angleze pasi së fundi edhe për lojtarët është bërë një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.

Gjersa Saido Mane i Liverpoolit është vlerësuar me notat më të larta prej medieve angleze, Granit Xhaka i Arsenalit ka zënë vendin e fundit në renditjen prej 32 futbollistëve që kanë ndërruar klube apo kanë ardhur rishtas në skuadrat angleze.

Mesfushori shqiptar ka ende kohë që të adaptohet me stilin e futbollit anglez dhe kjo ishte e dukshme kur debutoi në takimin me Liverpoolin, duke shkaktuar disa faulle dhe në fund u ‘shpërblye’ me një kartonë të verdhë.

janit

Por, pak më mirë se reprezentuesi zviceran është vlerësuar mesfushori shqiptar i Sunderlandit, Adnan Januzaj.

Ky i fundit hyrë në fushë prej bankës rezervë dhe kontribuoi në ndaljen e dy rasteve të kundërshtarëve dhe krijimin e një rasti për gol.

Ndërkaq, Shani Tarashaj nuk ka qenë as në bankën rezervë të skuadrës së Evertonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...