Turqi: Lirohen mijëra vetë për reduktimin e mbingarkesës në burgje

PUBLIKUAR

Autoritetet në Turqi planifikojnë lirimin e afro 38 mijë personave nëpërmjet të ashtuquajturit “lirim i mbikëqyrur” për ta zbutur mbingarkesën në burgje për shkak të arrestimeve pas përpjekjes së dështuar për puç.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka shkruar sot në rrjetin Twitter se është miratuar një dekret i qeverisë për lirim.

Burgjet e Turqisë aktualisht ishin të mbipopulluara edhe para goditjes së autoriteteve turke për shkak të grushtshtetit. Pas puçit të dështuar, janë arrestuar më se 35 mijë vetë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë suspenduar nga puna e tyre.

Për puçin e dështuar autoritetet e Turqisë e fajësojnë klerikun islamik, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, transmeton Rel.

Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

Gjatë puçit të dështuar më 15 korrik, janë vrarë afro 240 persona.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...