Zenun Pajaziti zëvendëson Adem Grabovcin?

PUBLIKUAR

Pas largimit të Adem Grabovcit nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, partia me më së shumti deputetë ka mbetur pa drejtues.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh se gjasat më të mëdha për ta zëvendësuar Grabovcin si shef i Grupit Parlamentar i ka Zenun Pajaziti.

Grabovci ka thënë se ditëve të fundit janë publikuar biseda në media të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin e tij politik e njerëzor.

“Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time. Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së”, ka thënë Grabovci. /lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...