Demarkacioni u bë gabimisht

PUBLIKUAR

Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Ahmeti ka bërë me dije se procesi i demarkacionit me Malin e Zi është zhvilluar komplet gabim.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është vendosur një kufi që kurrë nuk ka ekzistuar më parë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Ahmeti ka vlerësuar se me versionin aktual të demarkacionit Kosova jo vetëm se do të humbë territor, por do të jetë e detyruar ta ndërroj edhe flamurin.

Ai ka bërë me dije se të gjitha faktet e dëshmojnë vijën Kullë-Çakorr si kufi mes të Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1945.

Ahmeti u ka bërë thirrje deputetëve që me votën e tyre të vendosin në interes të shtetit të Kosovës, duke e konsideruar demarkacionin si çështje mbi interesat individuale dhe partiake.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...