Kapen 60.000 euro tekstil i kontrabanduar në Prishtinë, arrestohet një person

PUBLIKUAR

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin në sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin të kontrabanduara – vlera e mallrave (tekstil) e të cilave është mbi 60,000 euro.

Sipas njoftimit të Doganave, njësitë e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç‘rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes.

“Njësit e doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur. Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar. Automjeti dhe mallrat me vlerë mbi 60.000 mijë euro janë konfiskuar”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...