Lipjani akuzon Qeverinë qendrore për bllokim të rishikimit të buxhetit

PUBLIKUAR

10268527_768198299858651_5353215900872693075_n

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk i ka punët hiç mirë me Qeverinë e Kosovës në ikje. Ai po e akuzon Ekzekutivin në krye me kryeministrin Hashim Thaçi se e ka bllokuar miratimin e rishikimit buxhetor të Komunës që drejton, ndërsa, sipas tij, janë qytetarët që po dëmtohen me këtë rast.

Kreu komunal, Ahmeti, ka theksuar se bllokada e rishikimit buxhetor nga Qeveria në largim po dëmton rëndë Komunën e Lipjanit. Ndërkohë që, edhe pse Ahmeti ka shprehur siguri se mosmiratimi i rishikimit buxhetor po pamundëson implementimin e projekteve emergjente në komunën e tij, nga ana tjetër opozita e kësaj komune duke mos u pajtuar me këto konstatime ka thënë se është pikërisht Ekzekutivi komunal në krye me Ahmetin që e ka sjell këtë gjendje dhe që nuk i ka bërë mirë llogaritë në kohën e rishikimit buxhetor. /Koha Ditore

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...