Vuçiq e pret me bukë e kripë Zëvendëspresidentin Biden në Aeroportin e Beogradit (Foto)

PUBLIKUAR

Me të arritur në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u prit me ushqim tradicional serb – “bukë e krip”.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka publikuar në faqen e tij në Twitter fotografitë ku shihet duke u përshëndetur Zëvendëspresidentin Joe Biden. Ndër fotografitë e publikuara nga kryeministri, ai ka publikuar edhe fotografinë ku shihet Biden duke shijuar ushqimin tradicional serb, transmeton Gazeta Express.

Joe Biden bashkë me pjesëtarët e delegacionit amerikan sapo ka arritur në aeroportin Nikolla Tesla në Beograd.  Më vonë, Biden gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin serb Tomislav Nikoliç./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...