​Terroristi Lavdrim Muhaxheri është gjallë- ja si duket ai (Foto)

PUBLIKUAR

Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri që kërkohet edhe nga INTERPOL’i është gjallë, raporton Express

Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) e kanë publikuar një fotografi të tij orë më parë, shkruan Express.

I shfaqet i veshur me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS’it ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint.

Atë tash e quajnë Abu Abdullah Kosovo, raporton Express.

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit ishte raportuar disa herë, por asnjëherë nuk ishte konfirmuar nga burime zyrtare, e as nga familja e tij në Dushkajë të Kaçanikut.

Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristëtmë të famshëm shqiptarë dhe i tille u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri në metodat më brutale./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...