Nuhiu: Do ta kontestojmë konkursin për policët e rinj, nëse nuk respektohet parimi i përfaqësimit (Video)

PUBLIKUAR

Nëse në konkursin për pranimin e 600 pjesëtarëve të rin në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, zv. ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu kërcënon se do ta kontestojë të njëjtin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në qoftë se në këtë konkurs nuk do të arrimë të respektojmë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat . unë si zëvendës ministër për punë të brendshme do ta kontestojëkonkursi në fjalë sepse vlerësojë se dy komponentët kriteret profesionale dhe përfaqësimi adekuat do të duhet të plotësohen në mënyrë komulative”, deklaroi për Alsat-M, Agim Nuhiu.

Nuhiu është optimistë se këtë radhë përfaqësimi i shqiptarëve do të jetë i drejtë në konkursin për pranimin e 600 policëve pasi që sipas tij, në këtë konkurs janë ulur kriteret për pranim.

”Duke marrë për bazë lehtësimet paraprake që janë bërë në këtë konkurs, me theks të veçantë vlerësimin e kritereve, pastaj në vlerësim e kemi hequr esenë nga testimi dhe duke marr për bazë se parimi i përfaqësimit do të duhet të jetë masë aÞrmative që duhet të plotësohet gjatë të gjithë procedurave dhe në çdo eliminim të konkurseve do të duhet të kemi edhe kriteret profesionale dhe komponentët e përfaqësimit të drejtë, më bën të jem optimist se kësaj here përfaqësimi i shqiptarëve në MPB do të jetë 25 %”, u shpreh Agim Nuhiu.

Numri i shqiptarëve që kanë konkurruar në këtë konkurs është i konsiderueshëm, ndërkohë që pranimi i tyre pritet të përmirësojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në këtë dikaster./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...