Zgjohet nga koma duke menduar se është në vitin 1950 – ajo që tha i habiti të gjithë! (Foto)

PUBLIKUAR

Një prezantues i BBC i cili për pak sa nuk ka vdekur në një aksident “horror” siç e ka cilësuar ai aksidentin me biçikletë, është zgjuar nga koma. Por dëmtimi masiv nga ky aksident, la shumë pasoja tek ai.

Pasi është zgjuar nga koma ai mendonte se kishte qenë në vitin 1952 dhe se ishte një shofer garash me makinë në Amerikë

Will Glennon, 44 vjeç ka qenë duke udhëtuar me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Marlborough, Wilts, Angli, në momentin kur është përplasur me një furgon.

Nga kjo përplasje fatale, ai theu brinjët dhe pësoi një dëmtim masiv në kokë.Gjëja e fundit që ai mban mend është duke përfunduar punën në ditën kur ka ndodhur aksidenti.

Ai u zgjua nga koma 12 javë më vonë duke menduar se ishte në vitin 1952 . Prezantuesi i BBC thotë se më bënë tre pyetje: Ku je? Çfarë viti është dhe çfarë do të bëni për të jetuar?

“Unë ju thashë kam qenë në Amerikë, ishte viti 1952 dhe unë kam qenë një shofer garash me makinë”-shprehet ai.

Pas kësaj u desh një proces i gjatë dhe i ngadaltë për disa muaj rresht, që të shërohej dhe t’i kthehej kujtesa. /tvklan.al/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...