Më shumë se 1350 shtëpi janë dezifektuar në vendet e vërshuara

PUBLIKUAR

Vërshimet në Maqedoni morrën jetën e 22 personave dhe një vajzë 16 muajshe figuron si e zhdukur. Përveç këtyre, në vendet e vërshuara pati shumë dëme materiale që ende nuk janë sanuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Smillkovcë, Bulaçani, Inxhikovë, Hasanbeg dhe Stajkovci deri tani janë dezifektuar 26.000 metër katrorë apo gjithësejt 1350 shtëpi dhe oboret e tyre.

Deri tani këto vende janë dezifektuar me preparate kundër mushkonjave dhe larvave.

Së paku, 100 qytetarë janë vaksinuar kundër sëmundjes Tetanus.

Autoritetet janë duke apeluar që qytetarët të kontrollohen tek mjeku amë, për çfarëdo lloji shqetësimi rreth shëndetit të tyre që sa më herët të merren masa nëse ka ndonjë sëmundje ngjitëse./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...