YAHR kërkon menaxhim më të mirë të parasë publike në Lipjan

PUBLIKUAR

368

Organizata Joqeveritare Youth Assocition for Human Rights – YAHR është duke zhvilluar një fushatë vetëdijesimesh për qytetarët e komunës së Lipjanit lidhur prokurimin publik në këtë komunë. Dhe, qëllimi i kësaj fushate, sipas Bekim Krasniqit, drejtor ekzekutiv në YAHR është mbrojtja e parasë publike dhe e menaxhimit sa më të mirë të parasë publike të taksapaguesve të komunës së Lipjanit nga institucionet lokale. Për më tepër, ai ka bërë thirrje drejt autoriteteve komunale në këtë komunë që të përkujdesen në vazhdimësi për transparencën e shpenzimeve dhe menaxhimin e tyre.

“Gjatë këtyre ditëve vullnetarët e organizatës joqeveritare YAHR kanë bërë shpërndarjen e fletëpalosjes me përmbajtje informuese dhe sensibilizuese, mbi rendësinë e menaxhimit sa më të mirë të parasë publike. YAHR, përveç kësaj fushate është duke bërë edhe monitorimin e aktiviteteve të Drejtorisë Komunale të Prokurimit në Lipjan dhe me gjasë në muajin tetor do të dalë me raport monitories në të cilin do të këtë vlerësime, analiza dhe rekomandime për prokurimin gjithsesi”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka bërë të qartë edhe rregullat e prokurimit. Ka thënë se fondet duhet të shfrytëzohen vetemë në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie.

“Rregullat e prokurimit publik kanë për qëllim të sigurojnë që këto fonde të shfrytëzohen në mënyrë transparente e efikase dhe që shfrytëzuesit e buxhetit t’i japin llogari publikut të gjerë. Zyrtarët e Prokurimit Publik në Lipjan janë përgjegjës të sigurojnë që të gjitha marrëveshjet e tyre të jenë të hapura dhe të sinqerta, dhe që procedurat e prokurimit të përdoren në mënyrë të duhur gjatë gjithë kohë ”, ka thënë ai.

Ndërkohë që, vetë zyrtarët komunal të Lipjanit kanë premtuar se do të jenë të hapur me publikun për të gjitha vendimet që merren, por edhe sa i përkët prokurimit publik në përgjithësi. Alban Nuredini, zëdhenës i kësaj komune, ka deklaruar se  Komuna e Lipjanit, përgjatê këtyre muajve ka kthyer menaxhimin dhe korrektësinë karshi interesit të qytetarit.

“Janë përkrahur dhe po përkrahen në vazhdimësi të gjithë ata ofertues, apo kompani që janë të përgjegjshëm, krahas procedurave. Andaj, të gjitha procedurat e aplikimit kanë hierarkinë e tyre respektuese. Çdo kompani e cila plotëson kriteret karshi shpalljes së tenderit është fituese dhe e barabartë”, ka thënë ai. Nuredini ka arritur të sigurojë monitoruesit e prokurimit dhe qytetarët që procedurat gjiytmonë do të jenë transprente.

“Gjithcka është transparente, edhe hapja e shpalljes së fituesit, sepse ajo bëhet në formë publike, para gjithë ofertuesve të tjerë, dhe gjithë atyre që janë të interesuar të marrin pjesë në hapjen e tenderit-fitues. Shpallja e tenderëve është në respektim të plotë me ligjin, si formë lidhëse me Komisionin e Rregullt të Prokurimit Publik ( KRPP), e cila njëkohësisht publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit” , ka thënë Nuredini.

(Marre nga Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...