Opozita mirëpret Biden-in, edhe pse nuk i takon

PUBLIKUAR

Opozitarët kosovarë e vlerësojnë shumë të rëndësishme vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, ndonëse ky i fundit nuk do t’i takojë. Ata thonë se vizita e numrit dy të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe sipas tyre, është normale që të kufizohet vetëm te drejtuesit e institucioneve

Partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk hatërohet pse numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do t’i takojë gjatë vizitës së tij në Kosovë, shkruan “Zëri”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, sot në mbrëmje do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Frashër Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se vizita e zëvendëspresidentit të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe, siç ka thënë ai, është normale që të kufizohet te drejtuesit e institucioneve.

“Sipas gjasave, vizita e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë do të jetë e shkurtër dhe është normale të kufizohet te përfaqësuesit e institucioneve”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se opozita vlerëson se zhvillimi i marrëdhënieve të mira me SHBA-të duhet të jetë orientim afatgjatë për shqiptarët. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...