Rrethoja me pllaka metali, “barrikadë” që ndan Mitrovicën

PUBLIKUAR

Rrethoja me pllaka metali në cep të urës në pjesën veriore nuk është prekur të dielën. Atë e sigurojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i. Kjo “barrikadë”, tani e pas do ta ndajë veriun dhe jugun, njësoj sikurse barrikada me zhavorr e përforcuar me beton dhe “Parku i paqes” deri më tani.

Të gjithë në Mitrovicë i janë gëzuar fillimit të punimeve në rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit me shpresën se ajo do të lirohet plotësisht për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por kur është vërejtur se rrethoja me lastra e vendosur nga BE-ja në cepin verior të urës, ka mbetur pa u hequr e madje edhe duke u siguruar nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, qytetarët e shumtë mitrovicas kanë shprehur zhgënjimin dhe dyshimin se edhe kësaj radhe i janë bërë favore serbëve të veriut të Mitrovicës, shkruan “Zëri”.

Rrethoja me pllaka të metalta në cep të urës në pjesën veriore, tani ndan veriun dhe jugun, ndërsa pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, sikurse edhe barrikadat e deritashme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...