Veseli: Vendi ynë ka nevojë për ndryshime

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas nënshkrimit të një Memorandumi me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura tha se vendi ynë ka nevojë për ndryshime.

Ai tha se ky është moment kthese dhe vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Sot, pas një viti angazhim, nënshkruam një Memorandum, tejet të rëndësishëm, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ynë ka nevojë për ndryshime. Vendosmëria jonë sjell rezultate që presin qytetarët, profesionalizmin, përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik”

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...